Topalli sulmon opozitën: E paaftë për të kryer misionin e saj

Nga Exit News
Topalli sulmon opozitën: E paaftë për të kryer misionin e saj

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila sapo ka themeluar një parti politike, deklaroi se opozita është treguar e paaftë për të bërë detyrën e saj në këto 8 vite.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Topalli u shpreh se vendi është afër destabilizimit dhe se varfëria e ka pllakosur atë, por se opozita nuk ka mundur të ruajë rolin e saj kundër qeverisë Rama

Sipas Topallit Shqipëria është në krizë të gjithanshme dhe për këtë fajin e ka humbja e besimit të popullit tek partitë politike:

“Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike. Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente.”

Topalli tha se Shqipëria është një vend i vjedhur she se ajo nuk mund të rrijë e rezervuar teksa shikon këtë gjë:

“Nuk rri e rezervuar, për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit është në varfëri.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>