Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Tramp nuk e nënshkroi paketën e ndihmës.
Kongresi miratoi paketën 900 miliardë dollarëshe javën e kaluar, e cila parashikon që qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit të përfitojnë 600 dollarë në muaj deri në Mars.
Por që paketa të bëhet ligj dhe të hyjë në fuqi duhet nënshkruar nga presidenti.
Dokumenti prej 5,000 faqesh u dërgua në klubin e golfit të Tramp në Palm Beach, në prag të Krishtlindjes.
Në Ditën e Krishtlindjes ai u fotografua duke luajtur golf pavarësisht se ishte zotuar se do të ishte “duke punuar pa u lodhur” gjatë periudhës festive. Të shtunën në mëngjes paketa mbeti e pa nënshkruar.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, paralajmëroi për “pasoja shkatërruese” nëse Trump vazhdon ta shtyjë nënshkrimin, por afati i së shtunës tashmë ka kaluar.
“Është një ditë pas Krishtlindjeve dhe miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Tramp për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake”.
Tramp është justifikuar duke thënë se dëshiron t’iu japë njerëzve pagesa më të mëdha.
Paketa aktuale parasheh 600 dollarë në muaj për amerikanët që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit.
Tramp tha se dëshiron që amerikanët të marrin nga 2,000 dollarë në muaj, por edhe partia e tij në Kongres ka refuzuar të pajtohet për këtë ndryshim.
Në një postim në tuiter, të shtunën vonë, Trump e mbrojti pozicionin e tij në këtë çështje dhe fajësoi Kinën për shpërthimin e koronavirusit.