Transparency International 2019: Shqipëria ndër më të korruptuarat në Evropë, përkeqësohet me 7 pozicione

Transparency International 2019: Shqipëria ndër më të korruptuarat në Evropë, përkeqësohet me 7 pozicione

Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në Evropë, sipas raportit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2019 nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqesuar me shtatë vende, duke u renditur e 106-ta në mes 180 vendet që vëzhgon raporti dhe e fundit në Evropë. Por në pesë vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësuar me 23 vende.

Në total nga 100 pikë, Shqipëria është vlerësuar me 35 pikë. Në Europë, Shqipëria renditet njësoj me Maqedoninë e Veriut e cila gjithashtu është vlerësuar me 35 pikë, ndërsa lë pas vetëm Ukrainën e Moldavinë.

Në rajonin e Ballkanit vendet që renditet më mirë janë Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit vlerëson 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Në një shkallë nga 0 në 100 – ku 0 tregon korrupsion të lartë dhe 100 mungesën totale të korrupsionit, Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në vitin 2019. Mesatarja e përgjithshme botërore është 43 pikë, ndërsa mesatarja e Evropës është 66 pikë, që tregon një diferencë të madhe të Shqipërisë me vendet europiane.

Europa Lindore, përfshirë dhe rajoni i Ballkanit, karakterizohet nga mungesa e kontrollove, balancimeve dhe ndarjes së pushteteve dhe kjo ndikon në dështimin e luftës kundër korrupsionit.

Vendet ku perceptimi për korrupsion është shumë i ulët janë Zelanda e Re dhe Danimarka, ndërsa më problematikët rezultojnë Somalia dhe Sudani i Jugut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>