Tre ilaçe do testohen në 52 vende për trajtimin e COVID-19

Nga Exit News
Tre ilaçe do testohen në 52 vende për trajtimin e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se një testim në 52 vende do të studiojë tre ilaçe anti-inflamatore si trajtime të mundshme për pacientët me Covid-19.

“Këto ilaçe – artesunate, imatinib dhe infliximab u përzgjodhën nga një panel ekspertësh i pavarur për potencialin e tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes në pacientët me Covid-19 të shtruar në spital” thuhej në një deklaratën për projektin Solidarity Plus.

Artesunate përdoret për kurimin e malarjes në gjende të rëndë, imatinib për disa lloje të kancerit dhe infliximab për sëmundjet e sistemit imunitar siç janë sëmundjet e Crohn dhe artriti reumatoid, raporton Reuters.

Testet e projektit Solidarity vitin e kaluar zbuluan se të katër trajtimet e vlerësuara – remdesivir, hidroksilklorinë, lopinavir/ritonavir dhe interferon – kishin pak ose aspak efekt në ndihmën e pacientëve me Covid. Deri më tani, OBSH ka konsideruar se kortikosteroidet janë efikas kundër Covid-19 në pacientë në gjendje të rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>