Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në përfundimin se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është helmuar me agjentit nervor Novichok.
Ndërkohë Gjermania, shteti ku dhe po kurohet Navalny, ka njoftuar se monstra të gjakut të tij janë dërguar për testim dhe në Organizatën me bazë në Hagë për Ndalimin e Armëve Kimike.
“Pavarësisht nga ekzaminimet e vazhdueshme, tre laboratorë kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri praninë e një agjenti nervor të grupit Novichok si shkakun e helmimit të Navalny,” tha Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane në një deklaratë për shtyp.
Aleksei Navalny dyshohet se u helmua gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në Moskë, në 20 gusht.
Ai ra në koma dhe në 21 gusht u transferua në Gjermani për tu kuruar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi kërkesën e avokatëve të tij për ta transferuar për kurim jashtë Rusisë, ku i kërcënohej jeta.
Më përmirësimin e gjendjes shëndetësore, në spitalin ku po kurohet kritiku i Putinit, është rritur dhe numri i forcave policore.
Kjo pasi deklaratat e tij mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që kanë orkestruar helmimin.