Tre raketa janë qëlluar nga Libani dhe kanë rënë në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Izraelit verior, ka njoftuar ushtria e Izraelit.
Raketat nuk kanë rrezikuar Izraelin dhe nuk kanë aktivizuar asnjë sirenë ose sistem të mbrojtjes ajrore, raportojn BBC.
Asnjë grup nuk ka pretenduar deri më tani se ishte prapa sulmit me raketa.
Ka disa grupe militante që veprojnë në Liban. Ato përfshijnë lëvizjen Hezbollah, e cila zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në 2006.
Fraksione të vogla palestineze në Liban kanë qëlluar në mënyrë sporadike mbi Izraelin në të kaluarën.
Që nga e hëna, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza dhe grupet militante palestineze kanë qëlluar me breshëri raketash të shumta në qytetet izraelite.
Të paktën 67 njerëz u vranë në Gaza, përfshirë 16 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Shtatë persona u vranë në Izrael, thanë zyrtarët mjekësorë, duke përfshirë një djalë pesë vjeçar të vrarë të mërkurën në qytetin kufitar të Sderot.