![shkolla elbasan Tre të infektuar në shkollat e kopshtet e Elbasanit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/shkolla-elbasan.jpg)
Tetë pacientë të rinjë me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan, mes të cilave tre janë staf shkollor.
Një prej tyre është drejtoresha e shkollës ‘Jorgji Dilo’, ndërsa tjetri është një mësues në shkollën 9 vjeçare ‘Kusarth’.
Po ashtu është infektuar dhe një edukatore në kopshtin 14.
Nuk dihet ende nëse në këto institucione arsimore ka të tjerë persona të infektuar apo të karantinuar e testuar, pas zbulimit të të infektuarve.
Që prej 14 shtatorit, kur u hapën shkollat në gjithë vendin, më shumë se 320 mësues e nxënës janë infektuar me Covid-19.