
Tre pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 79.
Ata janë:
- Një mjek 69-vjeçar nga Puka,
- Një 63-vjeçar nga Lezha,
- Një 65-vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë në spitalin Infektiv janë të shtruar 78 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive, dhe dy prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit, janë zbuluar 71 të infektuar, duke e çuar totalin e të infektuarve në 2 964.