Kandidati për deputet i PD Tritan Shehu bëri të shtunën një denoncim, duke pretenduar se në Shqipëri po përdoren vaksina të skaduara dhe të pasigurta.
Ai ka deklaruar se këto vaksina po përdoren që më 4 prill dhe po u jepen qytetarëve ne tendat në Sheshin Skëndërbej.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të ndërpresë veprimin “e pa përgjegjshëm dhe të rrezikshëm dhe të fillojë një hetim të plotë”.
“Janë vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetëm të pa certifikuara nga asnjë organizëm ndërkombëtar, me efikasitet shumë të ulët sipas vetë kinezeve, por dhe me datë skadencë të tejkaluar që me 4 Prill”, tha Shehu.
Sipas Shehut kjo nuk u tregohet qytetarëve dhe duhej një “insistim i fortë” që ta shihnin dhe të refuzonin vaksinimin.
“Përgjegjësi e rëndë kjo për Qeverinë, por dhe për personelin shëndetësor që e aplikon, pavarësisht urdhrit që u kanë dhënë”, tha Shehu.