Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha të shtunën se Gjirkoatsra është e vendosur për zgjedhjet e 25 prillit për të rrëzuar qeverinë aktuale.
Ai ka takuar të shtunën anëtarë të PD në Gjirokastër dhe e bëri me dije në një postim në Facebook.
“Qarku i Gjirokastres i vendosur e me besim per “permbysjen” e 25 Prillit. Nje takim sot i perbashket ky i Kryesise se PD se Gjirokastrës dhe i drejtuesve kryesore te degeve te Qarkut. Nje veshtrim per sa eshte realizuar deri tashti dhe objektiva e piketa per periudhen deri ne Diten e Ndryshimit te domosdoshem per te gjithe”, tha ai.