Tritan Shehu kërkon nga qeveria aktivizimin e spitaleve në rrethe për COVID-19

Nga Exit News
Tritan Shehu kërkon nga qeveria aktivizimin e spitaleve në rrethe për COVID-19

Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka kërkuar nga qeveria që të “akivizojnë spitale periferike” për të ndihmuar situatën e COVID-19.

Shehu shprehet se spitalet periferike janë jashtë shërbimi.

Sipas tij kjo ndikon në dëmtimin e menaxhimit të pandemisë.

“Ngarkesa e madhe e spitaleve Covid në Tirane, ul dhe cilësinë e shërbimit”, ka shkruar Shehu të enjten në Facebook.

Ai shprehet se ekzistojnë kushtet për të ofruar sistemin shëndetësor te qytetari.

Mes të tjerash Shehu ka kërkuar:

  • Organizimin e një ndjekje e mjekimi korrekt të pacienteve në kushte ambulatore.
  • Forcimin e rolit të mjekut të familjes e mbrojtur atë, për këto e me gjerë.
  • Realizimin konkret të rimbursimit të mjekimit ambulator.
  • Liberalizimin e “testeve të shpejta” për t’i bërë të përdorshëm për qytetarët sipas nevojës a dëshirës së tyre.
  • Realizimin gratis e nën metodike të një numri testimesh PCR (molekulare), duke filluar nga 10000 në dite.
  • Organizimin e strukturave kryesisht ambulatore për trajtimin polivalent Post Covid, një nevoje aktuale e në rritje kjo.
  • Filluar sa më shpejt procesin e vaksinimit real e të gjerë të popullsisë.
  • Pa marrë këto masa do të kemi një keqësim galopant të kësaj gjendje, me humbje jetësh, dëmtime shëndeti e ekonomie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>