Trump dyshon se demokratët po dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve

Nga Exit News
Trump dyshon se demokratët po dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve

Ekipi i Presidentit Donald Trump ka deklaruar mbrëmjen e së premtesn, se “populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë për të gjithë numërimin e votave dhe çertifikimin e zgjedhjeve”.

Në një deklaratë për shtyp shkruhet se “kjo nuk ka të bëjë më me asnjë zgjedhje në një qytet të vetëm, por me integritetin e të gjithë procesit zgjedhor.”

Deklarata akuzon demokratët se i rezistojnë “parimit themelor” se “të gjitha fletët e votimit të ligjshme duhet të numërohen dhe të gjitha fletët e votimit të paligjshëm nuk duhet të numërohen” dhe thotë se Trump do të “ndjekë këtë proces përmes çdo mënyrë ligjore”.

“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë,” përfundon deklarata.

Trump vazhdimisht ka deklaruar se numërimi i votave me postë që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve është “i paligjshëm”.

Por fletët e votimit të vona mund të numërohen në rreth gjysmën e shteteve të Amerikës – për sa kohë që ato shënohen se kanë arritur në postë deri në 3 nëntor (dita e zgjedhjeve).

Kjo përfshin shtetet kyçe të Pensilvanisë, Nevadës dhe Karolinës së Veriut, ku ende nuk është shpallur fituesi. Afatet për sa vonë mund të mbërrijë një fletëvotim postar ndryshon nga shteti në shtet.

Presidenti ka bërë vazhdimisht pretendime për mashtrime zgjedhor, të cilat janë mohuar nga zyrtarët lokalë të zgjedhjeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>