Trump flet për çmimin Nobel: Shpëtova shumë jetë në Kosovë e Serbi

Nga Exit News
Trump flet për çmimin Nobel: Shpëtova shumë jetë në Kosovë e Serbi

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka krahasuar konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë me konfliktin Izraelo-Palestinez, gjatë një tubimi për fushatën presidenciale në Pensilvani.

“Unë u nominova për dy çmime Nobel për Paqen”, tha Trump të dielën, duke folur për dy nominimet që mori për të njëjtin çmim.

“Mund t’a besoni? Njëra është për Izraelin dhe Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, apo jo? […] Pastaj mora një për Kosovën dhe Serbinë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite, kanë vrarë njëri-tjetrin. Ata nuk merren vesh. Ata janë si palestinezët dhe izraelitët,” shpjegoi ai për mbështetësit e tij.

Presidenti vazhdoi duke thënë se ai kishte marrë telefonata nga vende të tjera, të cilat i kërkonin që të bashkoheshin me “marrëveshjen e paqes” Izrael-Bahrein-Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump tha se ai e zgjidhi mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi përmes normalizimit ekonomik dhe ishte i lumtur të shihte udhëheqësit e tyre të përqafuar në zyrën e tij.

“Unë u thashë atyre ‘pse po luftoni dhe po vrisni njëri-tjetrin? ‘Ata kanë shumë dallime, duke përfshirë dhe ato fetare, mendoj. Unë i thashë ‘çfarë po bëni?’ Dhe ne bëjmë tregti me ta; kështu që ne kemi fuqi.

Kështu që, unë thashë ‘dëgjo, le të bëjmë një marrëveshje, le të kemi paqe ekonomike dhe paqe përfundimisht.’

Ata erdhën në zyrën time, Zyrën Ovale, për të nënshkruar marrëveshjen. Ata ishin përqafuar, ishin kaq… Dua të them, ishte një gjë e bukur për tu parë. Ne shpëtuam shumë jetë .”

Presidenti amerikan më tej shpjegoi se si i tha gruas së tij për nominimin e çmimit Nobel për Paqen:

“Unë i thashë Zonjës time të Parë, Zonjës sonë të Parë, Melania. I thashë ‘Melania, Zonja e Parë, do të kthehem herët në shtëpi, – nga ora 18.30 – dhe do t’ju tregoj se sa punë të shkëlqyeshme kam: jam nominuar për çmimin Nobel për Paqen’.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>