
Presidenti amerikan Trump nuk pranoi t’i bashkohej udhëheqësve të botës për të dënuar Rusinë për helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, raporton Polico.eu
“Unë nuk e di eksaktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha trump në një konferëncë për shtyp, të premten, kur u pyet mbi helmimin e liderit rus të opozitës, me agjentin nervor.
“Unë mendoj se është e trishtë, është tragjike, nuk duhet të ndodhë. Nuk kemi asnëj provë, ende, por unë do ta shoh”, shtoi Trump.
Trump tha se SHBA-të nuk kanë arsye për të dyshuar përfundimet e Gjermanisë.
NATO, ditën e premte e quajti ngjarjen “tentativë për vrasje”, dhe kërkoi shpjegimin e Rusisë për ngjarjen.
Navalny po trajtohet në spital në Berlin, pasi u helmua në një udhëtim nga Siberia për në Moskë.
Gjermania tha se analizat pa asnjë dyshim tregojnë se Navalny është helmuar me dashje.