Donald Trump, ish-presidenti amerikan ka qënë disa herë më shumë I sëmurë nga Covid-19 në tetor, se sa raportoi publikisht atëherë Shtëpia e Bardhë. Madje duke rrezikuar edhe vendosjën në intubim.
Trump përjetoi “rënie ekstreme të nivelit të oksigjenit” dhe një pneumoni të fortë të shkaktuar nga Covid-19, raporton gazeta amerikane New York Times, duke cituar 4 burime të afërta me gjendjen shëndetësore të presidentit.
Trump u shtrua në qendrën shëndetësore ushtarake Walter Reed, pasi doli pozitiv me koronavirus, një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Ai qendroi në spital për disa ditë dhe u kurua me ilaçin eksperimetal Regeneron. Në atë kohë, një memo e Shtëpisë së Bardhë e përshkroi gjendjen shëndetësore të presidentit “të lodhshme por të mirë”.