Presidenti Trump ka sygjeruar injeksionin e dezinfektantëve tek pacientët me Covid-19 për të vrarë virusin, gjatë konferencës së tij të përditshme të enjten, 23 prill.
Trump e bëri këtë sygjerim pasi Bill Bryan, drejtuesi i Departamentit të Shkencës, tha se nga hulumtimet, vihet re se virusi nuk jeton aq gjatë në temperatura të ngrohta dhe të lagështa. Bryan tha: “Virusi vdes më shpejt nën rrezet e diellit.”
Kësaj deklarate, presidenti Trump iu përgjigj duke pyetur se si mjekët mund të sjellin ‘dritën’ e diellit brenda trupit të njeriut, për të vrarë virusin.
Pas kësaj, Trump u shpreh:
“Shoh se si dezinfektuesit e vrasin virusin menjëherë [në duar]. A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë diçka të tillë me injeksion nga brenda trupit, si një tip pastrimi?”
Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së Brendshme menjëherë sqaroi qytetarët se mjekët dhe ekspertët e shëndetit nuk po e konsiderojnë sygjerimin e presidentit dhe se atë nuk duhet ta provojnë as qytetarët në shtëpitë e tyre.
Craig Spencer, një ekspert i shëndetit, shprehu shqetësimin se shumë qytetarë mund ta provojnë këtë sygjerim në shtëpitë e tyre:
“Shqetësimi im është se njerëzit mund të vdesin. Ata mund të mendojnë se është një ide e mirë dhe ta provojnë. Ky sygjerim është i rrezikshëm.”