
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Chris Krebs, drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, i cili kundërshtoi Trumpin për pretendimin e manipulimeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Vendimin për shkarkimin e Krebsit Trumpi e mori në 17 nëntor me argumentin se zgjedhja që Krebs dhe agjesia e tij bënë për të siguruar zgjedhje të pamanipulueshme ishte ‘e pasaktë’.
Menjëherë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Trump deklaroi se dyshon se mund të ketë pasur manipulime të votave me postë.
Kjo deklaratë e Trumpit nuk u mbështet nga zyrtarët e tjerë.
Pak ditë më aprë agjensia e drejtuar nga Krebs, në një dekalratë zyrtare tha se zgjedhjet 2020 ishin “më të sigurtat në historinë amerikane”.
Menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra, Krebs shkroi në Twitter se ndihet i nderuar që i ka shërbyer vendit. “Ne e bëmë punën si duhet,” shtoi ai.