
Mijëra punëtorë bllokuan Athinën dhe qytete të tjera në Greqi, duke ndërprerë fluturimet, transportin publik dhe atë mes ishujve të enjten.
Në protesta mori pjesë edhe kreu i partisë opozitare, SYRIZA, sipas agjensisë greke AMNA.
Ai deklaroi se qeveria po përfiton nga pandemia për të imponuar “masën më anti-popullore dhe reaksionare të paraqitur ndonjëherë nga një qeveri greke”.
Grevistët kundërshtuan planet e qeverisë së djathtë, për t’i bërë oraret e punës fleksibël, brenda 40 orarëshit të javës.
Ato deklaruan se masat minojnë të drejtat e punës dhe pagat e orëve shtesë.
Për shkak të Pashkëve Ortodokse, sindikatat dhe partitë e majta të opozitës protestat e 1 majit u zhvilluan në 6 maj.
Tubimet ishin përgjithësisht paqësore, por një grup i vogël protestuesish u përplasën dhunshëm me policinë në Athinën qendrore.