Turistët britanik duhet të izolohen për të hyrë në stadiumin e Romës

Turistët britanik duhet të izolohen për të hyrë në stadiumin e Romës

Italia ka vendosur të enjten karantinë 5-ditore për të gjithë turistët britanik, që kanë udhëtuar në vend dy javët e fundit dhe duan të ndjekin ndeshjen Angli-Ukrahinë të shtunën.

“Kushdo që ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 ditët e mëparshme, pavarësisht nga kombësia ose vendbanimi i tyre, nuk do të pranohet në stadium, edhe nëse ka një biletë,” sipas një raporti nga Reuters, që citon ambasadën italiane në Londër.

Vetëm ata që mund vërtëtojnë se kanë ardhur mbi 5 ditë para, kanë kryer 5 ditë karantinë dhe ka rezultat negativ në testin Covid, pas karantinës, do të lejohen në stadiumin e Romës.

“… Tifozët nga Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të udhëtojnë drejt Italisë, për të marrë pjesë në ndeshjen të shtunën në Stadio Olimpico në Romë,” vijon njoftimi i ambasadës.

Pas njoftimit, edhe Shoqata Britanike e Futbollit ka ndaluar shitjen e biletave për ndeshjen.

Italia i trembet përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili tashmë gjendet i pranishëm në Britani prej dy javësh të paktën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>