Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti për 42 gazetarë turk, si pjesë e hetimit të grushtit të dështuar të shtetit të 10 ditëve më parë.
Në mesin e gazetarëve në kërkim janë gazetarë të njohur për qëndrimet e tyre kritike ndaj qeverisjes së presidentit Erdogan.
Deri më tani asnjë prej gazetarëve nuk është gjendur.
Pas tentativës për grusht shteti, Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe pezulloi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Më shumë së 13 mijë punonjës të ushtrisë, gjykatave, prokurorive apo institucioneve të tjera janë arrestuar.
Vala e arrestimeve ka alarmuar vendet e tjera pjestarë të NATO-s e BE-së, pasi duket se presidenti turk po shfrytëzon grushtin e dështuar të shtetit për të ndëshkuar ata që e kanë kundërshtuar.