Turqi, Erdogan emëron dhëndrin e tij Ministër të Thesarit dhe Financave

Turqi, Erdogan emëron dhëndrin e tij Ministër të Thesarit dhe Financave

Presidenti turk Erdogan ka emëruar dhëndrin e tij Berat Albayrak në postin e Ministrit të Thesarit dhe Financave, një prej ministrive më të rëndësishme.

Sot, një ditë pas betimit si president, Erdogan bëri publik kabinetin e tij, i cili është i pari i sistemit presidencial, i bazuar në ndryshimet kushtetuese të votuara në prill 2017. De facto, me ndryshimet e reja kushtetuese, i gjithë pushteti është përqendruar në duart e Erdoganit dhe parlamenti nuk ka asnjë mjet kontrolli mbi të.

Emërimi i dhëndrit në një post kaq të rëndësishëm ka shkaktuar probleme dhe në tregjet turke për shkak të nepotizmit, që mund të shqetësojë investitorët e huaj.

Berat Albayrak është bashkëshorti i vajzës së madhe të Erdogan. Kryeministri Rama ka qenë dëshmitar personal në dasmën e vajzës së Presidentit Erdogan me Albayrak, më 14 maj, 2016, së bashku me udhëheqësit e tjerë të shteteve myslimane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>