
Xhamia historike në Shkodër do të restaurohet me fondet e shtetit turk.
Lajmin e dha të mërkurën presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një konference për shtyp bashkë me kryeministrin Rama.
Gjatë konferencës, ministrja e Kulturës Elva Margariti nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me homologun e saj turk.
Xhamia, e njohur dhe si Xhamia e Plumbit, është një monument kulture i kategorisë së parë. Ajo mendohet se është ndërtuar në vitet 1773-1774.
Me kalimin e viteve, xhamia është dëmtuar dhe vitet e fundit, shpeshherë dhe është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.