Turqia furnizon me armë anti-dron Shqipërinë

Nga Exit News
Turqia furnizon me armë anti-dron Shqipërinë

Gazeta turke Anadolu Agency raporton se një kompani turke furnizon me armë kundër dronëve Shqipërinë dhe Katarin. Këo armë janë dizajnuar nga inxhinierët turq për Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Kompania “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” (Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit) ka një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve anti-dron.

Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha ato prodhojnë jammer (bllokues valësh), armë anti-dron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.

Yalçın produktin “IHAMAX” e konsideron si një armë të zhvilluar kundër dronëve kërcënues. “Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore”, u shpreh ai.

Ky është viti i parë që filluan shitjet jashtë vendit. “Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar. Jemi në bisedime edhe me shtete tjera. Ka rritje në kërkesa në varësi me ngjarjet shoqërore dhe aktuale”, theksoi përfaqësuesi i kompanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>