Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan premtoi të martën se do të dhurojë 30 mijë vaksina për Bosnje Hercegovinën.
Erdogan e dha këtë premtim pas një takimi me përfaqësues nga qeveria e Bosnje Hercegovinës.
“Dua të shpreh ngushëllime për të gjitha familjet që janë humbur më të dashurit e tyre në luftë me koronavirusin. Do të dhurojmë 30.000 vaksina për Bosnjën”, tha presidenti turk në konferencën për media.
Ai nuk bëri me dije kompaninë e vaksinës, por sipas mediave boshnjake do të jetë Sinovac e Kinës.
Serbia i ka dhuruar po ashtu më herët 5 mijë vaksina Bosnjës.