Turqia i përgjigjet sanksioneve amerikane, rrit tarifat për mallrat amerikanë

Turqia i përgjigjet sanksioneve amerikane, rrit tarifat për mallrat amerikanë

Sanksionet që SHBA-të kanë vendosur ndaj aluminit e çelikut turk, kanë marrë sot përgjigje nga Turqia. Turqia dyfishoi sot tarifat për makinat, alkoolin, cigaret dhe qymyrgurin amerikan, teksa pritet të marrë dhe masa të tjera kundër mallrave që importohen nga SHBA-të.

Sipas zëvendëspresidentit turk Fuat Oktay, këto masa janë kundërpërgjigje ndaj “sulmeve të qëllimshme mbi ekonomine turke nga SHBA-ja.”

Prej disa javësh tashmë Tensionet mes SHBA-ve dhe janë përshkallëzuar. SHBA-të vendosën sanksione ndaj çelikut dhe aluminit turk si përgjigje për mbajtjen në burg të një pastori amerikan, të arrestuar për terrorizëm dhe spiunazh. Këto masa presidenti turk Erdogan i quajti “ndërhyrje amerikane në sistemin ligjor turk” dhe  kërcënoi se nëse SHBA-ja nuk tërhiqet, Turqia do të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Menjëherë pas sanksioneve, monedha turke ka arritur pikën më të ulët të të gjitha kohërave, 7.24 lira për një euro.

Sot po ashtu, pas lajmërimit të zëvendëspresidentit turk për rritjen e tarifave, lira turke ishte e paqëndrueshme.

Kush është Pastori Andrew Brunson?

Pastori Brunson, 50 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet. Ai u rrëmbye nga autoritetet turke sëbashku me gazëtarë, aktivistë dhe ushtarakë të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit në 2016 kundër Presidentit Erdogan. Pastori e ka mohuar përfshirjen e tij në organizimin e grushtit të shtetit.

Brunson u mbajt në burg për më shumë se sa një vit përpara se akuza ndaj tij për “ndarje të Turqisë vetëm përmes përhapjes së fesë kristiane” të bëhej publike.

Në prill një grup senatorësh të drejtuar nga senatori i Karolinës së Veriut Thom Tillis firmosën një letër ku shprehën shqëtësimin e tyre për situtatën e Brunson dhe i përshkruan akuzat ndaj tij “thjeshtë fantazi”.

Brunson po mbrohet nga Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi. Këshilltari i grupit të avokatëve mbrojtës të Pastorit Brunson është Jay Sekulow, i cili më parë ka përfaqësuar edhe Presidentit Trump në çështje ligjore të ndryshme.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>