Turqia kërcënon SHBA-të: Tërhiq sanksionet ose do të kundërpërgjigjemi

Turqia kërcënon SHBA-të: Tërhiq sanksionet ose do të kundërpërgjigjemi

Turqia kërcënoi sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nëse nuk tërhiqet nga sanksionet e vëna një ditë më parë, reagimi turk do të jetë i ashpër.

Një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë, si kërcënim për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson të arrestuar në Turqi për terrorizëm dhe spiunazh.

Menjëherë Ministria e Jashtme turke ka reaguar duke deklaruar:

“Protestojmë fuqishëm ndaj vendimit të Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksione ndaj shtetit tonë. Vendimi në fjalë nuk është në përputhje as me seriozitetin shtetëror, e as nuk mund të shpjegohet me parimet e ligjit dhe të drejtësisë.

Ky vendim i SHBA-ve është një ndërhyrje në sistemin tonë ligjor dhe se do të shkaktojë një dëm të madh ndaj përpjekjeve konstruktive të cilat po vazhdojnë në drejtim të zgjidhjes së problemeve në mes të dy shteteve.

I bëjmë thirrje administratës amerikane që të kthehet nga ky vendim. Përgjigja ndaj qëndrimit agresiv në fjalë, do t’iu kthehet njëjtë SHBA-ve pa u vonuar.”

Dy ministrat ndaj të cilëve janë marrë sanksionet kanë reaguar po ashtu.

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu shkroi në Twitter:

“Ne kemi një pronë në Amerikë : FETO. Ne nuk do ta lëmë atje, do ta marrim atë.”

Ndërsa ministri Drejtësisë tha se nuk ka asnjë pronë apo llogari bankare jashtë Turqisë ndaj sanksionet e SHBA-ve nuk e prekin.

Prej disa javësh, SHBA-ja dhe Turqia kanë shkëmbyer kërcënime për vendosjen e sanksioneve në rast se Turqia nuk liron pastorin amerikan.

Një javë më parë, Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat miratoi penalizimet financiare mbi Turqinë.

“Vendosja e sanksioneve ndaj Turqisë i dërgon një mesazh të qartë shtetit turk — dhe çdo shteti në botë— se kur bëhet fjalë për lirinë e besimit, për SHBA-të do të thotë biznes”, tha senatori Moore në një deklaratë për median amerikane NPR.

Kush është Pastori Andrew Brunson?

Pastori Brunson, 50 vjeç, me origjinë nga Karolina e Veriut ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet. Ai u rrëmbye nga autoritetet turke sëbashku me gazëtarë, aktivistë dhe ushtarakë të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit në 2016 kundër Presidentit Erdogan. Pastori e ka mohuar përfshirjen e tij në organizimin e grushtit të shtetit.

Brunson u mbajt në burg për më shumë se sa një vit përpara se akuza ndaj tij për “ndarje të Turqisë vetëm përmes përhapjes së fesë kristiane” të bëhej publike.

Në prill një grup senatorësh të drejtuar nga senatori i Karolinës së Veriut Thom Tillis firmosën një letër ku shprehën shqëtësimin e tyre për situtatën e Brunson dhe i përshkruan akuzat ndaj tij “thjeshtë fantazi”.

Brunson po mbrohet nga Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi. Këshilltari i grupit të avokatëve mbrojtës të Pastorit Brunson është Jay Sekuloë, i cili më parë ka përfaqësuar edhe Presidentit Trump në çështje ligjore të ndryshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>