
Qeveria turne ka njoftuar se vendi do të hyjë në izolim total pas rritjes së rasteve e Covid-19 dhe viktimave.
Lajmin e njoftoi presidenti Erdogan i cili tha se izolimi do të zgjasë nga e enjtja deri më 17 maj.
“Përveç sektorit të prodhimit, manifakturës, ushqimit, pastrimit dhe atij shëndetësor, që do bëjnë përjashtim, të gjitha aktivitetet e tjera do pezullohen”, tha z. Erdogan.
Ky është izolimi i parë kombëtar që do zgjasë thuajse 3 javë. Më eherët Turqia pati vendosur izolime të pjesshmë, për të ruajtur goditjen e ekonomisë.