3 të vrarë dhe disa dhjetra emigrantë u shkaktuan nga sulmi nga ajri i Turqisë drej një kampi emigrantësh në veri të Irakut, tha Rashad Kelani, një zyrtar i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit, sipas Reuters.
Sulmi ndodhi ndodhi tre ditë pasi Presidenti turk Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “pastronte” një kamp refugjatësh, i cili sipas tij ishte një strehë për militantët kurdë.
Një zyrtar i sigurimit irakian, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se një sulm ajror kishte vrarë dhe plagosur njerëz në kamp, por nuk dha detaje.
Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) brenda Irakut verior gjatë vitit të kaluar.
Erdogani tha të enjten se Makhmour, një kamp i ndodhur 180 km në jug të kufirit turk, i cili ka pritur mijëra refugjatë turq për më shumë se dy dekada, ishte një “inkubator” për militantët dhe duhet të shuhej.
Kampi u krijua në vitet 1990 kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin.
PKK, e caktuar një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka bërë kryengritje kundër shtetit turk në Turqinë juglindore kryesisht kurde që nga viti 1984. Dhe më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt.
Makhmour ishte në shënjestër të sulmeve ajrore turke një vit më parë, megjithëse nuk kishte raportime për viktima në atë kohë, por një zyrtar i lartë turk tha se tani sulmi ndaj kampit ishte përparësi për Ankaranë.