Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave

Nga Exit News
Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, përmes një dekreti presidencial, ka tërhequr të shtunën vendin e tij nga një traktat ndërkombëtar që ka për qëllim mbrojtjen e grave nga dhuna.
Ky veprim ka shkaktuar tronditje në një vend që vuan nga rastet e larta të dhunës në familje.
Turqia ishte vendi i parë që nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në 2011.

Konventa e Stambollit, kërkon të parandalojë dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, dhe t’i jap fund mosndëshkueshmërisë ligjore për dhunuesit.

Është e paqartë pse Erdogan mori vendimin për t’u tërhequr nga konventa.

Reuters raporton se zyrtarët turk janë shprehur se gratë mbrohen nga ligjet vendase, jo ato të huaja.

Marija Pejcinovic Buric, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës, e quajti vendimin e Turqisë “shkatërrues” duke pasur parasysh dhunën me të cilën përballen gratë dhe vajzat.

Kjo lëvizje është një pengesë e madhe për këto përpjekje dhe aq më e mjerueshme sepse komprometon mbrojtjen e grave në Turqi, në të gjithë Evropën dhe më gjerë,” tha ajo.

Politikanët e opozitës thanë se Erdogan me ligj nuk mund të veprojë pa pëlqimin e parlamentit.

Por shumë konservatorë në Turqi dhe në AKP-në e tij me rrënjë islamike thonë se pakti minon strukturat familjare, duke inkurajuar dhunën në fakt.

Disa janë kundër parimit të barazisë gjinore të Konventës së Stambollit dhe e shohin atë si promovim të homoseksualitetit, për shkak të klauzolës së mosdiskriminimit për shkak të orientimit seksual.

Turqia nuk ka numra zyrtar tw grave tw vrara, por një grup jo-qeveritar i të drejtave të grave e ka llogaritur në rreth 77 numrin e grave të vrara në 2021.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>