Twitteri bllokon postimin e Trumpit për manipulimin e votave

Nga Exit News
Twitteri bllokon postimin e Trumpit për manipulimin e votave

Rrjeti social Twitter ka bllokuar postimin e Trumpit ku akuzon demokratët se po mundohen të manipulojnë votat në të paktën 3 shtete.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të VJEDHIN zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen votimet!” shkruante Trump në Twitter.

Twitteri mori masa kundër postimit shpejt, duke e vendosur atë pas një paralajmërimi dhe duke shtuar një shënim mbi keqinformimet për zgjedhjet.

Twitteri shpjegoi veprimet e tij në një postim, duke thënë se mesazhi i presidentit përmbante një “pretendim potencialisht keqinformues në lidhje me zgjedhjet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>