Leopoldo López, udhëheqësi i opozitës së Venezuelës u arratis nga vendi. Lajmi u dha nga partia e tij ‘Vullneti i Popullit’ në një postim në Twitter, të shtunën. Ai është një nga kundërshtarët kryesor të regjimit të Maduros.
“Pas 7 vitesh persekutim dhe burgosje të padrejtë në Venezuelë, Leopoldo Lopez ende nuk është i lirë, si të gjithë venezuelanët, për aq kohë sa të ekzistojë diktatura që shkel të drejtat e njeritut”, tha Partia ‘Vullneti i Popullit’,” në një deklaratë për shtyp.
Largimi i tij u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Spanjës.
Lopez që prej vitit 2019, kur u arratis nga arresti i shtëpisë, qendronte në rezidencën e ambasadorit spanjoll në Venezuelë.
Babai i tij, ish-deputet i Parlamentit Evropian për partinë popullore të Spanjës, tha për AFP se Lopez u largua nga vendi përmes Kolumbisë dhe pritet të mbërrijë në Spanjë, të dielën.
Ende nuk është e qartë se si ai arriti të largohej nga vendi, dhe të kalonte policinë që ndodhet jashtë ambasadës.