Presidentët, Kryeministrat, zyrtarët dhe ekspertët nga Ballkani Perëndimor dhe BE do të mblidhen sot, 1 korrik në Forumin e Prespës 2021, të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, RMV.
Konferenca, e titulluar “Ballkani Perëndimor: Misteri që mungon për Plotësimin e Evropës” do të mabahet nga data 1 dhe 2 korrik në Ohër, raporton European Western Balkans.
Konferenca do të hapet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ish-Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johannes Hahn, arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Prespës 2018.
Gjithashtu do të zhvillohet edhe një diskutim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor si ministri i Jashtëm i RMV Bujar Osmani, i Serbisë Nikola Selaković, e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe i Rumanisë Bogdan Aurescu.
Ndërsa të premten, 2 korrik do të referojnë kryeministrat e rajonit – Ana Brnabić e Serbisë, Edi Rama i Shqipërisë, Albin Kurti i Kosovës dhe Zoran Tegeltija, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Forumit të Prespës është një platformë e krijuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut për të lejuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.