Udhëtarët nga Greqia e Maqedonia e Veriut duhet të karantinohen për 2 javë

Nga Exit News
Udhëtarët nga Greqia e Maqedonia e Veriut duhet të karantinohen për 2 javë

Të gjithë qytetarët të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të karantinohen për dy javë. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme dhe do të qendrojë në fuqi deri me 3 maj.

Ndërkohë gjimnazet duke filluar nga nesër do të mund të zhvillojnë mësim si në shkollë ashtu dhe online.

Këto janë masat e reja të njoftuara nga Komiteti Teknik të hënën. Komiteti bëri me dijë se në Shqipëri do të mbërrijnë në ditët në vijim dhe 200 mijë vaksina.

Gjithashtu Komiteti i bëri apel qytetarëve dhe partive politike të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>