Gyoza’s është një recete japoneze që Jamystic e ka përshtatur për ju. Le të udhëtojmë drejt Japonisë për të testuar shijen e papërseritshme të gyoza-ve.
Për 4 persona duhen:
- 300g miell;
- 170g ujë;
- kripë;
Për mbushjen:
- 2 lugë gjelle xhinxher i freskët;
- 200g mish derri, ose pule;
- ½ lakër të bardhë;
- 2 thelpinj hudhër;
- 2 lugë gjelle salcë soja;
- 2 lugë gjelle vaj ulliri;
- gjethe qepë të njoma;
- 4 kërpudha të bardha;
Përgatisim brumin.
Hedhim miellin në një enë, kripën dhe ujë dhe zëmë brumin për “gyoza”
E mbështjellim me një film plastik dhe e lëmë të pushojë.
Përgatisim mbushjen.
Presim mishin në kubikë të vegjël,fijet e qepës në copa të volga,xhinxherin,kërpudhat ,lakrën e bardhë, të gjitha këto në copa të volga.
I përziejmë së bashku dhe u hedhim ,dy lugë soja dhe dy lugë vaj e kripe dhe mbushja është gati.
Merremi me brumin.
E ndajmë brumin në dy pjesë dhe formojmë dy tuba prej 2cm trashësi .
Çdo tub e presim çdo 2cm . Hedhim miell në planin e punës dhe çdo copë brumi 2cm e hapim në një petë me diameter 10cm dhe trashësi 2-3mm.
Marrim në pëllëmbën e dorës një disk brumi dhe vendosim në qëndër të saj një lugë mbushje. E mbyllim petën duke ushtruar presion në buzët e saj. E përsërisim proçesin për çdo petë.
Në një tigan hedhim dy lugë vaj dhe vendosim giozat në formë luleje dhe i lëmë të skuqen pak,pastaj i hedhim 10 cl ujë( ½ gotë uji) i mbyllim me kapak dhe i lëmë deri sa të shterojë uji.
Jamystic ju këshillon: Në vend të mishit të derrit mund të përdorni pulën.
Mund t’i hani gyozas-t me gjethe menteje dhe ngjyer në salcën soja.