Në pamundësi për të lëvizur këto ditë mund të udhëtojmë nëpërmjet kuzhinës.
JaMystic ju propozon sot Pulë tandori.
Pak histori
Pulë tandoori e merr emrin nga ena në të cilën gatuhet pra në” tandoor” dhe vjen nga zona e Pendjab në veri të Indisë. Ky gatim është i pasur me erëza dhe shoqërohet zakonisht me “haan” , pite të lehta të pjekura në gur.
JaMystic ju propozon një version të pershtatur të recetës ” pulë tandori”
Pulë tandori
Për 4 persona
- 3 fileto pule,
- 200g krem djathi,
- 100 g kos,
- 1 thelp hudhër,
- 2 kokrra qepë të thata,
- kripë,
- ½ lugë kafeje piper i kuq i ëmbël,
- ½ lugë kafeje cumin,
- 1 luge gjelle xhinxher i freskët,
- majë luge kanellë e bluar,
- majë luge karafil i bluar,
- 1 ½ limon.
Presim pulën në shirita përgjatë fijeve dhe i vendosim në një enë qelqi. Hedhim lëngun e limonit të shtrydhur dhe kripën, dhe gjithë erëzat dhe i lëmë 30 min.
Më pas tek njëjta enë hedhim kosin dhe kremin e djathit. I përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 60 min. Ndërkohë skuqim në vaj qepët e prera në kubikë deri sa të bëhen transparente, shtojmë hudhrën dhe i lëmë edhe pak në zjarr dhe shtojmë shiritat e pulës.
Kujdesemi që t’i kthejmë herë pas here dhe kur të shohim që janë bërë edhe në brendësi (duke e prerë në mes) shtojmë pjesën tjetër të salcës dhe i lëmë deri sa të marrin valë 10 min.
JaMystic këshillon:
Kjo pjatë shkon shumë me oriz të zier ( basmati), bullgur, ose kinoa