UEFA hetim ndaj Anglisë për dy incidente në gjysmëfinalen kundër Danimarkës

Nga Exit News
UEFA hetim ndaj Anglisë për dy incidente në gjysmëfinalen kundër Danimarkës

UEFA ka nisur një hetim ndaj Anglisë pas ndeshjes gjysmëfinale të EURO 2020 të mërkurën kundër Danimarkës.

UEFA akuzon Anglinë për dy incidente. I pari ka të bëjë me përdorimin e një drite lazer ndaj portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel përpara se sulmuesi anglez, Harry Kane të godiste penalltinë e fituar në kohën shtesë.

Pamjet gjatë ndeshjes treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmichel por zyrtarët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë autorin.

Megjithatë, Schmeichel e priti penalltinë, por Kane shënoi pasi topi iu kthye mbrapsht duke i dhënë fitoren 2-1 Anglisë për të arritur në finalen e së dielës kundër Italisë.

Incidenti i dytë ka të bëjë me zhurmat e bëra nga disa tifozë anglezë gjatë kohës kur po luhej himni kombëtar i Danimarkës.

Gjatë himnit kombëtar danez u dëgjuan brohoritjeje dhe shpërthyen fishekzjarrë, ngjarje e cila është kritikuar nga zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Boris Johnson.

“Ne nuk duam që tifozët të tallen me skuadrat. Ne duam që tifozët të tregojnë mbështetje dhe të jenë të respektueshëm”, tha zëdhënësi.

Pas lojës, përfaqësuesit danezë në UEFA u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se nuk dëshironin ta çonin çështjen më tej.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>