UKT, probleme me kushtet higjeno-sanitare

Nga Exit News
UKT, probleme me kushtet higjeno-sanitare

Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit për vitin e shkuar, shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka patur probleme me liçencimin për shkak të mospërmbushjes së kushteve higjieno-sanitare.

“ERRU ka shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur për licencim nga UK Tiranë, për të cilin akt miratimi higjieno – sanitar nuk mbulon të gjithë zonën e shërbimit duke lënë jashtë një pjesë të zonës rurale, përkatësisht njësitë administrative Baldushk, Pezë, Farkë dhe Bërzhitë,” shkruhet në raport.

Arsyeja e sjell nga ERRU është një citim besnik i raportit auditues të KLSH të 2019, ku thuhet:

“Kjo ka ardhur kryesisht sepse shoqëritë kanë zgjeruar zonën e shërbimit me zona shtesë rurale që kanë asete mjaft të amortizuara të sistemeve të furnizimit me ujë.”

Ndërkohë, në faqen zyrtare të UKT thuhet se cilësia e ujit monitorohet përmes analizave të përditshme, por asnjë raport i këtyre analizave nuk gjendet i publikuar.

Duhet thënë se pavarwsisht mungesës së liçencës, shoqwritë UK lejohen të operojnë në kushte mungese sigurie për ndotjen e ujit.

Prej 57 shoqërive UK që ekzistojnë në vend vetëm 49 prej tyre janë të pajisura me liçenca të vlefshme.
Shoqëritë UK Tiranë dhe Selenicë janë në proces për rinovim të licencës;
Shoqëritë UK Divjakë, Has dhe Lushnje operojnë me licencë të pavlefshme;

UK Lushnje dhe UK Has i kanë mbaruar afati i licencës në korrik 2020 dhe ende akoma nuk kanë aplikuar për rinovim licence edhe pas njoftimeve dhe masave penalizuese nga ERRU;

Shoqëritë UK Kamëz, UK Klos dhe UK Pustec ende nuk janë pajisur me licencë, pasi nuk arrijnë të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar për
licencim, kryesisht për problematiken e marrjes së Akt-Miratimit Higjeno Sanitar.

Në mbyllje të vitit 2020,  vetëm 2 prej 57 shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve kryejnë edhe shërbimin e “përpunimit të ujit të pijshëm
për konsum publik”, ndërsa grumbullimi dhe largimi i ujërave të ndotura ofrohet nga 52 prej tyre.

Përpunimi i ujrave të zeza kryhet në 8 impiante të UK-ve, por vetëm 4 prej tyre janë të pajisur me licence nga ERRU, pasi të tjerat nuk plotësojnë standardet ligjore për licencim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>