Italia dhe Greqia kanë shënuar ulje të rasteve pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet italiane raportuan se në 24 orët e fundit kishte 18 887 raste të reja dhe 564 viktima.
Italia është bërë vendi i gjashtë në botë që tejkalon 60 000 vdekje, dhe i dyti në Evropë pas Britanisë.
Nga ana tjetër, fqinjët jugorë kanë raportuar për të gjashtën ditë radhazi ulje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit u konfirmuan 904 raste të reja dhe 101 humbje jete. Në Greqi janë shënuar 115 471 raste që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 3003 kanë humbur jetën.