Ulet bilanci i rasteve të reja me COVID-19 në Itali dhe Greqi

Ulet bilanci i rasteve të reja me COVID-19 në Itali dhe Greqi

Italia dhe Greqia kanë shënuar ulje të rasteve pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet italiane raportuan se në 24 orët e fundit kishte 18 887 raste të reja dhe 564 viktima.

Italia është bërë vendi i gjashtë në botë që tejkalon 60 000 vdekje, dhe i dyti në Evropë pas Britanisë.

Nga ana tjetër, fqinjët jugorë kanë raportuar për të gjashtën ditë radhazi ulje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit u konfirmuan 904 raste të reja dhe 101 humbje jete. Në Greqi janë shënuar 115 471 raste që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 3003 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>