UNESCO vendosi të mbulojë me mbathje organet gjenitale të skulpturave nudo, të paraqitura në ekspozitën për komentimin e kulturës së selfie-t, të quajtur “Në kujtimin tim”, të autorit Stéphane Simon. Vendimi i UNESCOs u kritikua nga vizitorët dhe nga autorit i ekspozitës.
Skulpturat nudo klasike të artistit francez Stéphane Simon, u shfaqën në Paris gjatë Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore në Shtator.
Skulptori Stephane Simon komentoi për CNN se ai u ndje i ofenduar nga veprimi i organziatorëve.
Ai u shpreh se vendimi u mor disa ditë para hapjes së ekspozitës duke mos i lënë kohë atij ta ndryshonte atë.
Simon tha për CNN se lakuriqësia nuk ishte objektivi i ekspozitës, por vendimi i UNESCO e ktheu vëmendjen e publikut tek lakuriqësia dhe jo me tek kultura e selfie-t.