UNESCO: SHBA dhe Irani të ruajnë trashëgimitë kulturore

Nga Exit News
UNESCO: SHBA dhe Irani të ruajnë trashëgimitë kulturore

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) i ka bërë thirrje Iranit dhe Shtetetve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që të respektojnë konventat dhe të angazhohen për ruajtjen e trashëgimive kulturore dhe jo prishjen e tyre.

Thirrja erdhi pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi me sulme trashëgimive kulturore të Iranit nëse këta të fundit reagojnë me dhunë ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, i kujtoi dy vendeve se kanë nënshkruar konventa të viteve 1954 dhe 1972, të cilat u ndalojnë vendeve të ndërmarrin “masa të qëllimshme që mund të dëmtojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të shteteve të tjera” dhe u ngarkon atyre përgjegjësi “për mbrojtjen në rast konfliktesh të armatosura”.

Irani ka rreth 22 vende kulturore të listuara në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ndër to më të njohurat janë rrënojat e qytetit të Persepolisit, themeluar në shekullin e V-të para lindjes së Krishtit.

SHBA-të u larguan nga UNESCO në vitin 2019 bashkë me Izraelin, pas akuzave për paragjykime anti-izraelite.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>