UNHCR: 43 mijë persona, çdo ditë shpërngulen nga vendi i tyre

Nga Exit News
UNHCR: 43 mijë persona, çdo ditë shpërngulen nga vendi i tyre

65,3 milion njerëz janë të zhvendosur forcërisht në botë. Më shumë se 21 milionë prej tyre janë refugjatë dhe 10 milionë janë pashtetësi. Këto janë disa nga të dhënat e botuara nga UNHCR në Ditën Botërore të Refugjatëve, e cila festohet çdo vit, që prej vitit 2001, nga Kombet e Bashkuara dhe më shumë se sa 100 vende në 20 qershor.

20 milionë refugjatë në të gjithë botën, 51 për qind janë nën moshën 18 vjeç. Ky është numri më i madh i refugjatëve fëmijë që prej Luftës së Dytë Botërore.

42, 500 persona në ditë braktisin shtëpitë e tyre në kërkim të mbrojtjes në vende të tjera. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ka pasur më shumë se 13, 9 milionë njerëz të rinj të shpërngulur.

86 përqind e refugjatëve në botë qendrojnë në një prej vendeve të zhvilluara. Ky numër u rrit me 16 përqind gjatë 10 vjeçarit të fundit. Refugjatët janë vetëm një përqindje e vogël e të gjithë emigrantëve.

Kampi më i madh i refugjatëve në botë është në Dabaab në Kenia, me më shumë se 320 mijë njerëz.

Lufta civile në Siri ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitre në të gjithë historinë e njerëzimit. Më shumë se sa 11 milionë sirianë aktualisht janë të shpërngulur, kjo përbën 45 përqind të popullsisë së Sirisë.

Ekipi i parë i refugjatëve garoi në Olimpiadat e vitit 2016, të organizuara në Brazil. Skuadra përbëhej me refugjatë nga Etiopia, Sudani jugor, Republika Demokratike e Kongos dhe Siria.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>