Pas përdhunimit të fundit të një vajze të vogël në Kavajë dhe të një të miture në Shkodër, UNICEF ka shprehur “shqetësimin e thellë” për mënyrën se si trajtohen këto çështje në Shqipëri.
UNICEF, organizata kryesore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në një deklaratë për shtyp ka theksuar dështimin e autoriteteve shtetërore dhe në trajtimin dhe mbulimin e këtyre çështjeve.
“Mbulimi mediatik është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë publikimi i pa domosdoshëm, i ndjeshëm dhe i bujshëm mund të shkaktojë më shumë trauma për të mbijetuarit tashmë të shkatërruar të abuzimit, familjet dhe komunitetet në përgjithësi”.
Deklarata vuri në dukje se askush nuk u kujdes të ruante dinjitetin dhe privatësinë e personave të përfshirë pavarësisht moshës së tyre.
UNICEF-i u shpreh se gazetarët në radhë të parë duhet të kujdesen për “respektimin e privatësisë, dinjitetit, mirëqenies mendore dhe fizike i fëmijës” dhe “duhet ta vendosin atë mbi të gjitha motivet dhe drejtimi që përcakton qëndrimin e tyre profesional apo personal”. Kjo gjë përcaktohet edhe në Komventën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Deklarata e UNICEF i referohet qartë faktit se raste të tilla nuk janë trajtuar siç duhet nga mësuesit, policia apo autoritetet dhe shpesh ato janë shfrytëzuar për përfitime politike. Në rastin e të miturës të abuzuar në Kavajë, qeveria dërgoi një ministër dhe një aparat fotografik nga televizioni i Kryeminsitrit për të intervistuar familjen, duke identifikuar kështu prindërit dhe si rezultat duke ekspozuar identitetin e viktimës së mitur në qytetin ku jeton. Kjo është një shkelje e qartë e të drejtës së saj për privatësi dhe dinjitet, dhe është bërë me dashje për të fituar pikë politike.
Ashtu si me çdo rast të abuzimeve seksuale, dhunës në familje ose vrasjes se femrave në Shqipëri, shtypi shpesh përmend viktimën me qëllim sensibilizimin. Por kjo ka efektin e kundërt, viktima përbaltet publikisht dhe e gjithë vemendja shkëputet nga krimi dhe nga kush e ka kryer krimin.
Madje, fajësimi i viktimave është i përhapur dhe etika e gazetarëisë injorohet në mënyrë të përsëritur për disa klikime apo shikime më shumë, duke shkelur kështu në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e njëriut.