
UNICEF dhe USAID kanë shpërndarë pako higjenike në 660 shkolla në Kosovë. Në këto pako higjenike përfshihen edhe pajisje mbrojtëse personale kundër Covid-19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësues.
“Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë”, shkruan UNICEF.
Sipas njoftimit të UNICEF-it, 2200 mësues dhe 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse.
Viti shkollor në Kosovë do të fillojë në 14 shtator.