UNICEF dërgon shiringat e vaksinave në Kosovë

Nga Exit News
UNICEF dërgon shiringat e vaksinave në Kosovë

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin njoftoi mbërritjen e shiringave të vaksinave në Kosovë.

Përmes një postimi në Tëitter, Sahin shkruan se shumë shpejt do të ketë informacione në lidhje me mbërritjen e vaksinave.

“Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”

Kosova do të marrë 20 mijë doza të vaksinën Astra Zeneca si pjesë e nismës Covax, të BE-së. Ndërkohë vendi do të marrë 535,000 doza të vaksinës Covid19 nga kompania Pfizer, gjatë muajit shkurt.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme