
Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë kritikojnë institucionet qeveritare për kryerjen pa transparencë për rikonstruksionin e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ , monument i katëgorisë së dytë.
“Projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, [..]. Aq më tepër që gjithshka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë”, shkruan në një njoftim për shtyp Unioni i Arkitekteve, Urbanisteve dhe Planifikuesve të Shqiperisë, AUA.
“Mjaft e kritikueshme mbetet edhe heshtja e institucioneve të specializuara publike-shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë, heshtje që i bën ata bashkëpërgjegjës në këtë akt aspak ligjor”, shprehet Unioni i Arkitektëve.