Unioni i Gazetarëve e konsideron padinë ndaj gazetares Ristani akt intimidues

Nga Exit News
Unioni i Gazetarëve e konsideron padinë ndaj gazetares Ristani akt intimidues

Unioni i Gazetarëve  e ka konsideruar padinë ndaj gazetares Juli Ristani akt intimidues dhe presioni.

Në një reagim zyrtar, Unioni shkruan:

“Qysh prej botimit të shkrimit nga gazetarja me përvojë të gjatë dhe kontribuese në gazetarinë e raportimit dhe atë të investigimit, reagimet e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vënia në lëvizje e gjykatës përmes padisë, përbëjnë një akt intimidues dhe presioni mbi raportimin e lirë të gazetares dhe mediave të përfshira në këtë publikim”

Ministria e Mbrojtjes paditi gazetaren Juli Ristani dhe dy media pasi publikoi ankesën e prindërve të një studenti studenti garues për një bursë mjekësie, të cilët pretendonin se konkursi u manipulua.

Artikulli u publikua në gazetën Shqip, ku paraqet një dokument ku fillimisht studenti, kandidat për një bursë nga qeveria e Greqisë në kuadër të NATO-s renditet i pari, por më pas kriteret ndryshojnë dhe ai nuk e fiton më bursën.

Prindërit e studentit deklarojnë se janë kërcënuar nga punonjësa e MB, Belioza Çoku.

Ende nuk dihet pse është paditur gazetarja dhe mediat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>