Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë lehtësimin e mëtejshëm të masave anti-COVID.
Në një letër dërguar ministrisë, Unioni veçon orën policore dhe moslejimin e muzikës pas orës 22:00 si pengesa për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Unioni Turistik kërkon heqjen e orës policore duke sjell në vëmendje vendet fqinje dhe të Europës që kanë hequ këtë masë me qëllim që të mos shkaktohen barriera gjatë sezonit turistik.
Unioni Turistik shprehet se kanë marrë ankesa nga turistët për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00, duke theksuar se ata vijnë në Shqipëri për t’u argëtuar dhe jo për të ndenjur në dhomë, ndërsa sugjerojnë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00.