Të gjitha lokalet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, po mendohet të mbyllen pas orës 22:00. Ky propozim u njoftua nga Komiteti i Teknik, nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakaçolli, të enjtet.
Rakaçolli njoftoi se Komiteti Teknik ka propozuar që të gjithë univerisitetet të zhvillojnë mësim online për të paktën një muaj dhe konviktet do të mbyllen.
Këto janë masat e reja të marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit. Ajo i bëri thirrje qytetarëve të mbajnë maskat dhe të respektojnë rregullat për të parandaluar një mbyllje të dytë.