Universiteti Princeton heq emrin e Woodrow Wilson nga shkolla e politikës

Nga Exit News
Universiteti Princeton heq emrin e Woodrow Wilson nga shkolla e politikës

Universiteti amerikan Princeton njoftoi se do të heqë emrin e ish-presidentin amerikan Woodrow Wilson nga një godinë në kampusin e tij për shkak të besimeve dhe politikave të tij raciste.

Vendimi erdhi pas protestave nëpër të gjithë SHBA-të pas vdekjes së afro-amerikanit Geroge Floyd, nga një polic i bardhë.

Wilson ka qënë presidenti i Amerikës nga 1913 deri në 1921 dhe ndihmoi në vendosjen e Ligës së Kombeve, pararendëse të Kombeve të Bashkuara.

Por, ai mbështeti edhe segregimin dhe e vendosi atë në disa agjenci federale. Ai ndaloi studentët me ngjyrë të studionin në Princeton, gjatë kohës që ai ishte presidenti i universitetit dhe foli në mbrojtje të Ku Klux Klan.

Në fillim të muajin edhe Universiteti Monmouth në New Jersey e hoqi emrin e Woodrow Wilson nga një prej godinave të tij.

Në SHBA, shumë prej statujave të figurave të debatueshme historike po hiqen. Ndërsa, Presidenti Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që dënon me burg këdo që dhunon një statujë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>